Albert Krasniqi thotë se Arben Vitia mund të kandidohet për kryeministër.

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia po pretendohet se mund të bëhet kryeministër i vendit.

Albert Krasniqi nga KDI-ja, thotë se Vetëvendosje mund të na befasojë me Arben Vitinë ose ndonjë emër tjetër për kryeministër.

Kjo pasi që Kurti deri në shtator e ka në fuqi dënimin dhe disa parti kanë paralajmëruar se ai mund të përfundojë në Kushtetuese si kryeministër.

“Të shohim tani kush do të jetë kandidati, mund të na befasojnë me një kandidat tjetër. Mund të jetë zoti Vitia ose dikush tjetër nga radhët e VV-së deri në afatin e skadimit të muajit shtator, e pastaj ai të dorëhiqet e pastaj të zgjidhet zoti Kurti”, ka thënë Krasniqi në Dukagjin.