Dru të rënë, trafostacione të djegura, rrugë të bllokuara, numër i rritur i aksidenteve të trafikut. Këto janë vetëm disa nga problemet e shkaktuara nga bora e pranverës. Kamera e Alsatit, në terren regjistroi disa dru, që ishin ende në rrugët e kryeqytetit. Kryetari i Shkupit Petre Shilegov, thotë se ata që kishin dëme nga stuhia, për dëmshpërblim të drejtohen te kompanitë e sigurimeve, ose Qyteti i Shkupit.

Pres ashtu si përmirësohen kushtet e motit, ashtu do të pastrohen të gjitha degët e tjera, si dhe gjethet. Nuk kemi numër të madh të dëmeve të raportuara, gjë që është me fat, dhe akoma më me fat është se nuk kemi ndonjë lëndim të qytetarëve’ deklaroi PETRE SHILEGOV- Kryetar i Qytetit të Shkupit .

Që nga kjo pasdite, të gjitha autostradat, rrugët magjistrale dhe rrugët rajonale në të gjithë Maqedoninë janë të kalueshme, thonë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Edhe në Strazhë rruga është e kalueshme, me faktin se ka pasur ndalim të përkohshëm për automjetet me ngarkesë të rëndë, në seksionin Gostivar – Mavrovë, Gostivar – Kërçovë, dhe tani trafiku është normalizuar dhe është lëshuar në përdorim’ pohoi Rushka Haxhidimitrova – NP “Rrugët e Maqedonisë”.