Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri do të zgjerojë dhe rinovojë kabinetin e punës. Dje, Sekretariati i përgjithshëm ka publikuar thirrje për rinovim të një pjesë të hapësirave të Qeverisë dhe për blerje të mobliljeve.
Në dokumentacionin tenderues, qëndron se bëhet fjalë për formim të hapësirës së kabinetit të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë.
Sekretari i përgjithshëm Zekiri, për SDK-në, thotë se që kur ka marrë funksionin, nuk i është ndarë zyra të cilën e ka shfrytëzuar ish sekretari i përgjithshëm, Dragi Rashkovski sepse atë e ka marrë zëvendëskryeministri Artan Grubi. Atij i është dhënë një hapësirë e lirë më e vogël.