MPB njofton se dje janë arrestuar tre persona nga Gostivari, në veturën e të cilëve është gjetur lëndë narkotike.

“Më 10.05.2021 rreth orës 15:30 në hyrjen e fshatit Vrapçisht, policët e SPB Tetovë – kanë privuar nga liria O.B.(39) nga Banjica e Poshtme, një 38-vjeçare V.C. dhe A.M.(52) nga Vrapçishti. Gjatë kontrollit të tyre në veturën “Opel Vectra” me targa të Gostivarit, me shofer O.B. në të cilën V.S. dhe A.M. ishin bashkudhëtarë, është kapur heroinë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Që të tre, sot do të paraqiten para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar.