Zyrtarët policorë të SPB Tetovë sot (1-korrik) nga ora 9:30 deri në 10:30 kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe mjediset ndihmëse të personit F.M. 20-vjeç nga Tetova, në rrugën “146” në Tetovë.Gjatë bastisjes së realizuar me urdhër të gjykatës janë gjetën 5 pako kokainë, 1 paketë marijuhanë dhe 1 peshore dixhitale. Ai është privua nga liria dhe mbajt në Stacionin Policor Tetovë. Pas dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike”, vepër e dënueshme sipas nenit 215 të Kodi Penal”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.