Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 6,086 testime, 888 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 38.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 3,489.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës.

Deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 38 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881.