Skuadra e Manchester United para pak minutave ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka nënshkruar kontratën me “Djajtë e Kuq”.Ylli portugez ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin e madh anglez, me mundësi vazhdimi, përcjell GazetaBlic Sport.Pas rikthimit në Manchester United, CR7 ka bërë një postim emocionunes në rrjetin social, Facebook, ku tregon arsyet e rikthimit
Ja postimi i tij:
“Të gjithë ata që më njohin, e dinë për dashurinë time të madhe për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub kuishin absolutisht të mahnitshme dhe rruga që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madh dhe mahnitës.Unë as nuk mund të shpjegoj ndjenjat e mia tani, pasi do të kthehem në Old Trafford. Është si një ëndërr e realizuar, luajta ndaj Man. United edhe si kundërshtar, por gjithmonë ka pasur një dashuri dhe respekt nga tifozët në tribuna. Kjo është absolutisht 100% nga gjërat nga të cilat janë bërë ëndrrat!
Liga ime e parë e fituar, Kupa ime e parë, ftesa ime e parë në ekipin kombëtar Portugez, Liga ime e parë e Kampionëve, Këpuca ime e parë e Artë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Djajve të Kuq. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet edhe një herë! Ju keni fjalën time! Une jam këtu!! Le ta bëjmë atë edhe një herë!
PS – Sir Alex, kjo është për ju…”, shkruan Ronaldo.