Kandidati i Lëvizjes Besa për Zhelinën, Blerim Sejdiu ka reaguar pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Zhelinë ku Blerimi u rangua i dyti pas Fatmir Izairit të BDI-së.

Ju gjithmonë keni ditur të vlersoni dhe bëni dallimin për më të mirën e vendit tuaj. Ju e dini se kush punoi për ju dhe se asnjë ditë të vetme nuk e humbëm duke ju shërbyer juve.
Ju faleminderit të gjithëve një nga një, që edhe përkundër presioneve të ndryshme politike të pushtetit dhe policisë, nuk lejuat të mposhtët dinjiteti juaj.

Ju garantoj se fitorja do të jetë e jona respektivisht e juaja! Besojeni fuqishëm këtë!
Edhe pak ka ngelur, të qartë e kemi skenarin që po na përsëritet sikur në vitin 2017. Edhe atëherë ata festuan raundin e parë, ndërsa ne FESTUAM NË RAUNDIN E DYTË!