Ish zëvendës drejtori i Doganave të Maqedonisë, Irfan Buçi ka vazhduar me Kritika ndaj BDI-së dhe Zëvendës kryeministrit Artan Grubi.

Disa ditë pas kërkesës për llogari dhe dorëheqje, Buçi sot ka lëshuar edhe një thumb për BDI-në me slloganin e Grubit, SRMN, të përdorur në zgjedhjet lokale.
Buçi nëpërmes një statusi ka thënë se BDI-ja ka ardhur në pozitë që të lavdërohet nga Thaçi e PDSH, e të mundet nga Kasami e Besa.

“Na erdh puna, Mendu Thaçi me na livdu, a Bilall Kasami me na fitu. SRMN”, ka shkruar Buçi!