Me datë 3 dhjetor 2021, Ambasadori i Japonisë Sh.T. SAWADA Hironori ka nënshkruar grant kontratën e dytë për vitin 2021, në kuadër të Grant Porgramit për Projekte të Vogla për Siguri Njerëzore (GGP) qëllimi i të cilit është përmirësimi i nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut.

Ceremonia e nënshkrimit të grant kontratës është hapur nga kryetari i Komunës së Bërvenicës, z. Jovica Ilievski, ku morën pjesë edhe SH.T. Ambasadori i Japonisë, z. Hironori Savada, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Vardar”, z. Miroslav Andrieski, në Bërvenicë.

Projekti për furnizimin e Komunës së Bërvenicës me automjet për menaxhimin e mbeturinave (mbetjeve), në vlerë prej 67.026 euro, synon ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale për qytetarët. Automjeti i ri do t’i mundësojë ndërmarrjes publike komunale të arrijë edhe në fshatrat më të largëta të komunës për të ofruar shërbime për menaxhimin e mbetjeve.

Ky është granti i dytë i dhuruar nga Japonia për Komunën e Bërvenicës. Më parë, programi GGP ka ndihmuar në rindërtimin e kulmit të shkollës fillore në fshatin Çelopek.

Në kuadër të GGP, Japonia ka finansuar projekte për rinovim dhe furnizim të pajisjeve në më tepër se 70 shkolla dhe kopshte të fëmijëve, 57 institucione shëndetësore dhe ka siguruar furnizimin e 31 automjeteve për mirëmbajtje dhe menaxhim të mbeturinave në 49 komuna.

Në përgjithësi, Japonia ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në sektorë të ndryshëm si zhvillimi i infrastrukturës, përmirësimi i kujdesit shëndetësor, arsimit, mjedisit jetësorë, kulturë, fatkeqësitë natyrore, krizat e refugjatëve si dhe ndihmat urgjente në shumë totale mbi 422,3 milionë euro si dhe ndihma tjera jo-financiare.