Pjesëtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme në Beograd kanë zbardhur disa vepra penale me vjedhje të rëndë ku janë arrestuar tre shtetas të Maqedonisë së Veriut.

News33 përcjell se policia ka vendosur në pranga B.S (1997), B.N (1990) dhe A.K (1998) të cilët akuzohen se gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të këtij viti, kanë hyrë nëpër banesa dhe shtëpi në Beograd me pajisje speciale për hapjen e dyerve dhe kanë vjedhur para, stoli ari, orë dhe gjëra tjera me vlerë.

Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit 48 orësh, ndërsa me kallëzim penal do të dërgohen në Prokurorinë e Tretë Themelore në Beograd./News33