Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani potencon se fakti që Bullgaria tani ka Qeveri politike e hap rrugën për gjetje të zgjidhjes së kontestit dhe zhbllokim të rrugës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Evropian, duke theksuar se zgjidhje mund të ketë prej muajit të ardhshëm.

“Fakti se në Bullgari tani ka pushtet politik na jep shpresë se të dy qeveritë legjitime mund të ulen dhe të bisedojnë për të gjitha çështjet dhe porositë e para japin optimizëm, sepse këtë e kemi thënë edhe vetë ne. Duhet të ketë qasje gjithëpërfshirëse. Po, historia është e rëndësishme, por ne çdo ditë bëjmë histori, krijojmë histori. Unë pranoj vetëm një argument pse deri tani nuk ishte gjetur zgjidhje, sepse nuk kishte kabinet politik. Tani me të vërtetë nuk ka arsye të jepen afate të gjata, kur ka kabinet politik. Ka shumicë stabile në Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mund të ulemi prej nesër, t’i vazhdojmë bisedat dhe prej në janar të gjejmë zgjidhje”, theksoi Osmani për Nova TV bullgare, transmeton BGNES.

Ai thotë se marrëdhëniet kohëve të fundit shkuan në linjë të poshtme, por përmendi se duhet të merret parasysh ajo që në Republikën e Bullgarisë kishte tri procese zgjedhore, pushteti teknik dhe kjo nuk ndihmoi, që të tejkalohen dallimet dhe të hiqet vetoja.

Me Qeverinë politike paraprake, shtoi Osmani, kemi pasur biseda intensive, këmbyem ide. “Në shumë momente ishim edhe afër zgjidhjes, por kuptohet edhe ajo qeveri atëherë gjendej në ndonjë situatë parazgjedhore, në një situatë të brendshme politike, e cila e vështirësonte gjetjen e zgjidhjes”, thotë Osmani.

Ai mendon se qasjen e re të cilën e nxori kryeministri i ri bullgar, Kril Petkov me përfshirje të së tashmes dhe të ardhmes për ne është porosi shumë e rëndësishme, por përmendi se propozimi i Petkovit për afatin gjashtëmuajsh për gjetje të zgjidhjes për ne është shumë i gjatë.

“Kryeministri Zoran Zaev kishte shumë përshtypje pozitive nga biseda telefonike me Kiril Petkovin, sepse sërish kthehemi drejt një komunikimi normal, në të cilin fokusi përveç për të kaluarën është edhe të flasim për të ardhmen. I kemi ndjekur debatet gjatë formimit të koalicionit, nuancat e ndryshme ndërmjet partive të veçanta. Megjithatë përgjegjësia është e qeverive në të dy vendet. Edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka dallime ndërmjet partive të ndryshme politike”, theksoi Osmani.

Për Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë nga viti 2017 ai deklaroi se atje parashikohet pikërisht ajo për të cilën ka folur Petkov – formimi i grupeve të punës, të cilat do të fokusohen jo vetëm në historinë, por edhe në infrastrukturë, ekonomi, energjetikë…

Në lidhje me kërkesën e Bullgarisë gjuha të quhet gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Osmani theksoi se qëndrimi i Shkupit është gjuha të quhet, ashtu siç është propozuar nga Komisioni Evropian – gjuha maqedonase.

Në lidhje me çështjet tjera, të cilat janë pjesë e pakos pesë plus një, thotë se pala maqedonase ka dhënë zgjidhje të kompromisuar. Osmani potencoi se Maqedonia e Veriut nuk do të përzihet në punët e brendshme të Bullgarisë në lidhje me mënyrën, në të cilën organizohen qytetarët e saj.

Ai theksoi se nuk harrojmë që Bullgaria e para e pranoi pavarësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kur ishte Maqedonia, se edhe krahas të gjithave të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera, duke theksuar se pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ka pasur rritje të këmbimit ekonomik për 20 deri 30 për qind.

“Ne Republikën e Bullgarisë e shohim si BE, sepse ajo është anëtare e BE-së, Edhe tani mendoj se Bullgaria është çelësi i asaj nëse rajoni do të niset në drejtim pozitiv ose do të hyjë në modelin destabilizues, me të gjitha pasojat në mbarë kontinentin”, theksoi Osmani.