Kreu i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto gjatë vizitës së tij në Shkup është pyetur për ekstradimin e mundshëm të ish kryeministrit Nikolla Gruveski në Maqedoninë e Veriut, shkruan TV21. Sijarto iu shmang pyetjes duke thënë se kjo çështje i takon sistemit të drejtësisë dhe se nuk mund që politikanët të vendosin për të.

“Kjo nuk është pyetje politike kjo është pyetje juridike, kjo është punë për sistemin gjyqësor dhe në Hungari politikanët nuk munden të veprojnë në lidhje me këtë çështje”, tha mes tjerash Sijarto.