Sipas burimeve partiake të TV21 nga LSDM, emri i ish-kryetarit të qytetit të Shkupit, Petre Shilegov është një nga emrat e mundshëm për ministrin e ri të Transportit dhe Lidhjeve.
TV21 ka kontaktuar me Petre Shilegovin, por ai as e ka konfirmuar e as nuk e ka mohuar këtë lajm.

Ndryshe, të mërkurën, kryeministri Zoran Zaev do të dorëzojë dorëheqjen në Kuvend, menjëherë pas fjalimit vjetor të presidentit Stevo Pendarovski.
Më së voni deri në mes të janarit, sipas njoftimeve nga Qeveria, Maqedonia duhet të ketë Qeverinë e re, e cila me gjasë do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski si kryeministër.

Kujtojmë që Petre Shilegov humbi me diferencë të thellë prej 30.000 votave nga kandidatja e pavarur Danela Arsovska.