ESCOBAR I SHQETESUAR NGA NDIKIMET RUSE DHE KINEZE, VLERESOHET TURQIA

Diplomacia amerikane ka vleresuar rritjen ekonomike ne rajon si dhe rolin e investimeve turke ne shtetet ballkanike. I derguari amerikan per rajonin Escobar ka perseritur kerkesen per Brukselin qe te pershpejtoje procesin e integrimit.

Zëvendës Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Eskobar në një intervistë për gazetën greke “to vima” thekson se integrimi i vendeve ballkanike ne BE duhet te pershpejtohet sepse do të sjellë më shumë zhvillim dhe siguri për kontinentin e vjeter .

GABRIEL ESCOBAR – I DERGUARI I SHBA NE BALLKAN

Politika e SHBA për çështjen e zgjerimit të BE-së mbetet e njëjtë. Ne mendojme se ideja evropiane është e gjallë në rajon sepse cdo vend që i bashkohet BE-së bëhet më demokratik, më i qëndrueshëm dhe më i begatë. Shtetet e Ballkanit Perendimor janë evropiane kulturalisht, historikisht dhe gjithnjë e më shumë ekonomikisht.

Sipas tij ajo që karakterizon tani Ballkanin Perëndimor është rritja mbresëlënëse ekonomike më e shpejtë se e BE-së. Ky rajon per SHBA-te duhet qe të bëhet një qendër energjetike, teknologjike, detare dhe e transportit. Escobar vlereson rolin e Turqise ne rajon pasi Ankaraja ka punuar shumë për të sjellë investime ne keto shtete.

Shqetësimi i madh amerikan për Ballkanin Perëndimor bazohet në ndikimet dashakeqe ruse dhe kineze.

GABRIEL ESCOBAR – I DERGUARI I SHBA NE BALLKAN

Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu në rajon. Qëllimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor ” është të destabilizojë qeveritë në mënyrë që t’i largojë më tej ato nga Evropa e Bashkuar. Dhe këtë e bëri përmes dezinformatave, me ndikim negativ në partitë politike.

Escobar parashikon se nuk do të ketë luftë” në Bosnje dhe Hercegovinë, sepse sipas tij viti 2022 “nuk është 1991 pasi ne rajon ka forca paqeruajtëse në Evropë, te NATO-s ndersa as Kroacia dhe as Serbia nuk duan një luftë në kufijtë e tyre.