Tre ditë nga zjarri që kaploi depon e POFX-sit në Tetovë. Asgjë nuk dihet deri tani se cilët ishin shkaqet e zjarrit dhe çfarë materiale janë djegur. Institucionet thonë se ajri nuk është i ndotur, por tetovarët e kundërshtojnë pasi sipas tyre edhe pse kanë kaluar tre ditë ajri është i rëndë dhe i ndotur dhe nuk mund të merret frymë lirshëm.
“Ajri i rëndë është shumë, jamë i sëmurë” thotë një banorë i Tetovës

“Sa zdripa prej kombit nisi një koll i thatë, ndoshta prej zjarrit, dëgjova një mjek tha se do kemi problem me sytë dhe kollë” thotë një pensionist i Tetovës për TS.
” E ka ndotur ajrin, përgjegjësi duhet të mbajë pronari, nuk ka fajë komuna, nuk ka fajë ministria por pronari” shprehet tetovari tjetër.
” Nuk është shumë i ndotur” thotë një banorë nga Tetova
“Mbajë maske sepse kishte zjarrë dhe ajër të ndotur dhe duhet të mbrohem nga sëmundjet” shprehet një qytetare e Tetovës.
Nga ana tejtër kanë reaguar edhe aktvistët e ambientit si OJQ Eco Guerilla, Arianit Xhaferi i cili në një intervistë për TetovaSot u shpreh se duhet të mbajë përgjegjësi nga kjo që ndodhi ditë më parë ku edhe sot ndjehet ajri i ndotur./TS/