Dje (31-maj) në ora 22:45, personat L.M. (21) dhe
M.M. (18) nga Reçica e Vogël e Tetovës në SPB
Tetovë kanë raportuar se rreth orës 19:30 në rrugën
e “Ilindenit” në Tetovë kanë qenë të sulmuar fizikisht
nga personi J.A.(22) nga Tetova dhe disa persona të
tjerë. Sipas raportit, gjatë sulmit J.A. ka përdorur
edhe një mjet të fortë.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e
plotë të rastit.TS