Vaji për gatim, mielli, sheqeri, buka dhe vezët nga sot shiten me çmim të ri të rritur, pasi që është ndërprerë validiteti i masave antikrizë, që u vendosën në mars.

Vaji, i cili deri më tani shihej me çmim prej 135 denarëve, tani mund të gjendet nga 156 deri në 163 denarë, ndërsa çmimi i ri i miellit tip 400 tani lëvizë nga 54 deri në 50 denarë. Sheqeri shitet nga 55 deri 60 denarë, ndërsa paketimi prej 10 vezëve me çmim nga 90 deri në 110 denarë. Çmime më të larta ka tek buka dhe orizi.

Prej dje janë rritur edhe çmimet e karburanteve. Çmimi i Eurosuper BS-95 dhe i dizelit është rritur për nëntë denarë për litë, ndërsa i Eurosuper BS-98 për 9,5 denarë për litër. Për 8,5 denarë për litër më shtrenjt është edhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri. Sipas çmimeve të reja. Eurosuper BS-95 shotet për 104 denarë, Eurosuper BS-98 për 106,5 denarë për litër, dizeli për 95 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 93 denarë.

Çmimet e rritura të ushqimit kanë pasuar pasi që prej sot nuk vlejnë më masat antikrizë, me të cilat TVSH-ja e produkteve themelore ushqimore është zvogëluar nga 5 në zero për qind, ndërsa e energjensave nga 18 në 10 për qind. Është hequr edhe kufizimi i marzhës për produktet themelore bazike. Masat antikrizë janë vendosur në mars, me qëllim që të zbuten pasojat nga kriza energjetike dhe të mbrohet standardi i jetesës së qytetarëve. /Zhurnal.mk