Sot Lëvizja BESA ndaloi tek shkolla e mesme medicinale, para banorëve të Reçicës së Vogël promovoi kandidatët për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Tetovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 20 gushtit që do të mbahen në Tetovë.

Bartësi i listës së Lëvizjes BESA, Besar Durmishi para banorëve të Reçicës së Vogël ka dhanë një mesazh shumë të qartë. Ai bëri thirrje që të mos përkrahet Artan Grubi i BDI-së dhe lista e tij, pasi ai dhe BDI nuk janë të mirëseardhur në Tetovë.

Të nderuar po afrohet fundi i fushatës, dhe une sot këtu nga Reçica e Vogël, si nikoqir dua t’jap veç një mesazh; shkurt dhe shqip. Këto ditët e mbetura të fushatës Duhet të jemi më euforik, duhet të jemi më këmbëngules, duhet ta themi me zë më të lartë. Nuk na duhet Artan Grubi në Tetovë. Tetova nuk ka votë për listën e tij. Prandaj, siç duket nga këtu, sot, Reçica e Vogël jep lajmin e madh: Karton të Kuq për Artan Grubin dhe Bdi-në. Nuk jeni të mirëseardhur në Tetovë.”, ka thënë Durmishi.