Ministri i Vetëqeverisjes lokale dhe njëherësh kryetar i Partisë Liberal Demokratike, Goran Milevski në një bashkëbisedim për Alsat ka konfirmuar se të martën do të deponon dorëheqjen e tij në Qeveri. Largimi nga pozita e ministrit, sipas Milevskit ka të bën me arsye personale, ndërsa mbetet në qëndrimin se ministri i ardhshëm duhet po ashtu të jetë nga PLD-ja. Pas dorëheqjes nga pozita në ekzekutiv, Milevski pritet të heq dorë edhe nga drejtimi i partisë. Jo zyrtarisht, kandidati që synon pozitën e Milevskit në parti është deputetja Monika Zajkova./Alsat/