Numri i vdekjeve nga ndërprerja e energjisë elektrike në Spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës është rritur në 20, me gjashtë foshnja të lindura para kohe në mesin e të vdekurve”, tha drejtori i spitalit të hënën.
“Gjashtë foshnja të lindura para kohe dhe nëntë persona të lënduar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit vdiqën sot si pasojë e ndërprerjejes së energjisë elektrike”, tha Mohamed Abu Slima.
Ai tha se të dielën shtatë pacientë të kujdesit intensiv humbën jetën në objektin më të madh mjekësor në Gaza.
“Të gjithë vdiqën si rezultat i refuzimit të Izraelit për të lejuar dërgimin e karburantit në spital. Ka ende 33 foshnja të lindura para kohe në spital,” tha ai.