Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje (1 mars) nga ora 15:00 deri në ora 20:00 kanë kryer aksion kontrollurs për parakalim, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 30 kundërvajtje (TE-17 dhe GV-13). lidhur me parakalimin në vende të palejuara, pra të ndaluara për parakalim. Ngasësve-shkelësve u janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj me gjoba në të holla, të cilat për këtë lloj kundërvajtjeje në komunikacion, në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, variojnë nga 45 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë. Disave prej tyre do t’u hiqen përkohësisht patentë shoferi nga tre muaj deri në një vit, varësisht se si dhe ku kanë tejkaluar.
SPB -Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të jenë sa më të kujdesshëm në parakalimet dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.TS