Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbi kupolën e kishës “Shën Anastasij” e cila gjendet në Kalanë e Tetovës, persona të panjohur kanë vendosur flamurin shqiptar. Bordi i kishës ka njoftuar autoritetet lokale për këtë veprim. Incidenti ka ndodhur dje pasdite. Sipas raportimeve, afër kishës është vërejtur edhe një flamur tjetër me i UÇK-së e vendosur në një shtyllë në hyrje të Kalasë. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, ka konfirmuar se pas marrjes së denoncimit, policia ka ndërmarr të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit.
– Advertisements –
“Dje (20-mars) në orën 17:30 në SPB-Tetovë është raportua se autorë të panjohur në kupolën e kishës ,,Shën Atanasij” në kompleksin e manastirit të Kalasë së Tetovës, kanë vendosur një flamur kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe në një shtyllë metalike në hyrje të Kalasë ishte vendosur një flamur me mbishkrimin UÇK. Menjëherë pas raportimit, në vendin e raportuar është dërguar një ekip i SPB Tetovë. Është kryer inspektim i plotë dhe janë ndërmarrë masat për zbardhje të plotë dhe dokumentim të rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk