Sot u zhvilluan 3 ndeshje të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, në kuadër të javës së 27-të. Në stadiumin në Çair, skuadra e FC Shkupit mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me 3-1. Dudu hapi rezultatin para se të Trapanovski të shënojë golin e dytë për vendasit. Mysafirët në pjesën e dytë shënuan golin e vetëm përmes Iliveski për 2-1, ndërsa golin e tretë për FC Shkupin e shënoi mbrojtësi Darko Ilieski.
Skuadra e Gostivarit mundi Tikveshit me 2-1 me golat e Potuk dhe Kehide, ndërsa për mysafirët shënoi Varelovski. Një gol mjaftoi që Brera Strumica të shënojë fitore ndaj Voska Sportit. Autor i golit ishte Gjorgjioski në minutën e 92!
Të dielën, Shkëndija, në Tetovë, do të përballet me Sileksin, ndërsa Struga Trim Lum mirëpret ekipin e Bregallnicës. Në derbin e Shkupit, Rabotniçki do të takohet me Vardarin. Të gjithë ndeshjet do të nisin në orën 15.00.
Liga e Parë – Java 27
FC Shkupi 3–1 Makedonija Gj.P.
Brera Strumica 1–0 Voska Sport
Gostivari 2–1 Tikveshi
Shkëndija – Sileksi
Struga Trim Lum – Bregallnica
Rabotniçki – Vardari