Nga: Bekim Fazliu- ish deputet i PDSH-së

Për 2001-in, Gogës i djeg hala, si “zaebana strana” që është! Ndjesë për fjalorin, po këta me fjalor fëmijësh prej keksash e tamlash, s’marrin vesh, sidomos kur i thotë dikush që pikërisht këta që sot luajnë rolin e të ofenduarit, kanë “luajtur teze” 10 vjet bashkë në qeveri, e edhe sot shkojnë natën t’i lusin t’i marrin në qeveri pa kushte!

Është fatkeqësi që edhe pas 23 vitesh nga konflikti i vitit 2001, ende për efekte elektorale hapen tema të ndjeshme që provokojnë, e veçanërisht që i provokojnë rëndë shqiptarët. Goga e mjerë duhet ta dijë që propozimi i saj është thjesht një ëndër që nuk realizohet kurrë (në gjuhën e saj, Samo Pusta Zhellba).

Edhe vetë ajo e di se një propozim i tillë, nuk mund të vijë kurrë në rend dite. Edhe vetë ajo e di se e para, roli i presidentit (nëse zgjidhesh??) është njësoj si roli i Dhëndrit apo Nuses së re, që vetëm rrijnë të paluar në ditën e dasmës dhe e dyta, ky propozim kërkon ndryshime kushtetuese, 80 deputet, Badenter dhe miratim ndërkombëtar, që do të thotë ASNJËHERË, NEVER, NIKOGASH??

Për ne, edhe më fatkeq është fakti që dikush edhe njëherë na e rikujton paaftësinë e BDI-së, që 22 vitet e saj në pushtet , i kishte të pamjaftueshme për të zgjidhur me ligj statusin e ushtarëve, invalidëve, të dëshmorëve dhe të vetë UÇK-së, që edhe pse vazhdimisht premtojnë dhe kërkojnë votat e shqiptarëve në çdo cikël zgjedhor që kjo çështje të zgjidhet një herë e mirë dhe kështu njëherë e mirë të mbyllen gojët e liga si puna e Gogave që trazojnë plagë, kurrë nuk e realizojnë !

Fatkeqësi tjetër është se edhe përskaj dështimit absolut të BDI-së në këtë çështje, ata vazhdojnë paturpësisht të keqpërdorin UÇK-në për efekte elektorale dhe për ndonjë votë plus!
Se sa është kujdesur BDI për UÇK-në, flasin faktet që i njohim të gjithë NE.

  • Unë dhe JU njohim plot ushtarë e komandantë që kanë vuajtur dhe vuajnë burgjeve, vetëm pse nuk janë pajtuar me padrejtësitë dhe me pushtetin.
  • Unë dhe Ju njohim edhe plot ushtarë e komandantë që janë të papunë e me gjendje të rënduar sociale.
  •  Unë dhe Ju njohim shumë ish ushtarë , të cilët nga mosdurimi i padrejtësive e mospasja e perspektivës, kanë marrë rrugën e mërgimit.
  • Dhe për fund dhe më e keqja për ta, NE dimë dhe mbajmë mend shumë ish-ushtarë që janë vrarë nga policia pas vitit 2001.
  • ?Njohim edhe plot ish-ushtarë të vrarë në rrethana “misterioze”, të cilat edhe sot e kësaj ditë ende nuk janë zbardhur!
    Turp për NE e mbi të gjithë, TURP për pushtetin e mjerë 22 vjeçar të BDI-së.