Zv.ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili përmes një postimi në faqen e saj në fejsbuk ka uruar ditën e Armatës duke uruar të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë dhe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes për arritjet, profesionalizmin dhe përkushtimin në shërbim, përcjell Fol.mk

Postimi i plotë i Zv.ministres Ismaili:

“Në prag të 18 Gushtit – “Ditës së Armatës” sot së bashku me ministrin e mbrojtjes z. Vlado Misajllovski si dhe me punonjësit e Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm shënuam këtë ditë.

Ditë e cila u kushtohet të gjithë pjesëtarëve të Ushtrisë dhe punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes për arritjet, profesionalizmin dhe përkushtimin në shërbim.

Le të përkujtojmë gjeneratat e mëparshme dhe të tashme që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të japin kontribut për vendin tonë.

E ardhmja e Armatës tonë është vetëmse në unionin veriatlantik-NATO.

Urime Dita e Armatës!”, ka përfunduar Ismaili.