E mërkurë, 2 Prill, 2025
Google search engine
BallinaLajmeMaqedoniKasami për ndalimin e RMV-së në rrugën e integrimeve: Rezultat i politikave...

Kasami për ndalimin e RMV-së në rrugën e integrimeve: Rezultat i politikave të gabuara dhe pengesave bilaterale me fqinjët

Pasi Shqipëria do të hap kapitullin drejt rrugës së Be-së, duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut, kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami tha se kjo është rezultat i politikave të gabuara gjatë viteve të kaluara por edhe i pengesave me fqinjët, përcjell TV21.

Kasami tha se, si Qeveri do të angazhohen që edhe Maqedonia e Veriut sa më parë të hapë kapitullin e parë për t’u bërë pjesë e BE-së, ndërsa përshëndeti avancimin e Shqipërisë.

Më herët, ministri për për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani tha se ende nuk ka informacion zyrtar nga autoritetet e zgjerimit në BE dhe se nuk mund të jep më shumë informacione rreth kësaj teme pasi asgjë nuk është zyrtare.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments