“Katër pacientë nga Spanja dhe një nga Greqia po kthehen sot dhe 24 orët e para do të vendosen nëpër klinikat e vendit”, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në konferencën me gazetarët për gjendjen e të lënduarëve nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
“Dje është kthyer një pacient nga Serbia dhe një nga Bullgaria. Aktualisht numri i pacientëve që trajtohen jashtë vendit është 113 dhe me këta pesë që presim sot do të bjerë në 108. Trendi i pacientëve që përgatiten të kthehen është në rritje”, tha Taravari.
Ai shtoi se 23 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet vendore.
“Katër në Qendrën Klinike, dy në Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive dhe dy në Toksikologji. Në Spitalin e vjetër të qytetit janë gjashtë pacientë, në “8 Shtator” nëntë, njëri prej të cilëve do të lirohet sot dhe katër në “Sistina”. “Të gjithë janë në gjendje stabile, të mirë”, theksoi ministrja e Shëndetësisë.