Me uljen e temperaturave në Tetovë, rreth 300 persona me simptoma të gripit kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda një jave. Më të prekur nga virozët sezonale rezultojnë më të moshuarit, ndërsa pas tyre, janë fëmijët nga mosha 5 deri në moshën 14 vjeçare.

“Sigurisht se është shtuar numri dhe këtë gjendje e vërejmë nga dje në sot, gjendje kjo që nuk e kishim javën e shkuar. Është shtuar numri i pacientëve që ankohen enkas shkaku i virozëve sezonale, me simptomat ndjekëse si kollitje, teshtitje vështirësi gjatë frymëmarrjes plogështi dhimbje të eshtrave sekretim të syve të hundëve dhe rritja e temperaturës, pra janë simptome që ndjekin popullatën ditëve të fundit”, tha Bekim Ismaili, mejk i përgjithshëm.

“Rekomandimi kryesor i mjekëve shkon deri tek arsimtarët. Mjekët kërkojnë që ata të kenë kujdes nëse në klasën e tyre është ndonjë fëmijë i sëmurë me simptoma të gripit duhet ta lëshojnë në shtëpi nëse ata vlerësojnë se duhet të lëshohet me qëllim që të mos sëmuren dhe fëmijët tjerë”.

“Unë e di se arsimtarët i vërejnë ata fëmijë që janë në gjendje pak më të vështirë sepse nëse janë në gjendje të lehtë nuk duhet të largohen nga procesi edukativo arsimor por kur të shohin se një fëmijë është vërtetë në gjendje të tillë, duhet ti rekomandohet që të largohet nga klasa që mos të përhapet virusi edhe më tepër tek fëmijët tjerë që janë në klasa”, deklaroi Bekim Ismaili, mjek i përgjithshëm.

Mjekët presin që kjo situatë të përmirësohet pas reshjeve të dëborës, çka ndikon në zhdukjen e viruseve dhe rekomandojnë që mos të dilet pa nevojë.Alsat-M