Komisioni Evropian propozoi dje shtimin e kontrolleve kufitare të BE ndaj parave dhe metaleve të çmuara nga jashtë unionit, duke u përpjekur të mbyllë rrugët e financimit të sulmeve terroriste në kontinent. Lëvizja vjen pas sulmit në Berlin, ku 12 njerëz u vranë nga një kamion që vërshoi mes njerëzve në një zonë publike.
 
Propozimet e reja cilësojnë shtim të kontrolleve për para të thata, mandate postare të parapaguara dhe metale të çmuara që transportohen nga individë të dyshueshëm që hyjnë në BE. Njerëzit që mbajnë më shumë se 10,000 euro duhet t’u deklarojnë ato në doganë dhe autoritetet do të mund të sekuestrojë paratë nëse individët dyshohen për aktivitete kriminale, thuhej në njoftimin e KE.
 
Komisioni po kërkonte gjithashtu një një masë kontrollesh të transfertave bankare. “Ka shumë ndyra të transferimit të parave që nuk mbulohen nga skemat e kontrollit mes BE e SHBA,” tha komisionari i sigurisë Julian King në konferencën e Brukselit.