Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma në këto momente është i ftuar në emisionin 200 me gazetarin Nazim Rashidi, ku flet për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 11 Dhjetorit.

Sela shprehet se rezultatet e zgjedhjeve kanë krijuar një moment historik për shqiptarët në Maqedoni dhe ky moment duhet të shfrytëzohet për të realizuar disa të drejta për popullin shqiptar. Sipas tij, kjo nuk nënkupton shkrirje të subjekteve politike shqiptare, por bashkim i vullnetit të popullit për të kushtëzuar bllokun politik maqedonas.
“Të bashkojmë veprimin politik sepse gjërat që na bashkojnë janë më të mëdha se ata që na ndajnë”- u shpreh Sela në emisionin 200 në Alsat.

© fol.mk