Në Tetovë ka tre ndërmarrje publike, NPK Tetova, Parkingu i Qytetit dhe NPK Sharri. Por dy ndërmarrje komunale në Tetovë punojnë me humbje , vetëm NPK Tetova i ka ndarë 71 milionë denarë apo 1 milion e 150 mijë euro për mungesën e rrogave të punëtorëve, të cilët nuk kanë marrë 4 muaj, ndërsa sigurimin shëndetësor nuk e kishin të paguar mbi 20 muaj.
Por kjo situatë nuk është me NPK Sharrin, ndërmarrje që menaxhon me ujin e pijshëm dhe kanalizimin. Kjo ndërmarrje vetëm në tremujorin e parë ka dalë me 5 milionë e 200 mijë denarë plus, duke bërë edhe investime në terren për rreth 1.5 milion euro për 18 muaj.
“Në raportin financiar për tremujorin e parë kemi një raport financiar pozitiv me saldo prej 5 milionë e 200 mijë denarë, prej të cilëve… ajo llogaritet vetëm për tremujorin e parë të vitit 2026. Një gjë pozitive është edhe rritja e inkasimit dhe… përqindja më e madhe e qytetarëve të Tetovës, e cila ka arritur deri në 87% qytetarë të cilët e kanë paguar ujin. 13 milionë denarë e cila janë në rroga, paga shtesë të cilat u janë ndarë punëtorëve të JKP Sharri. Aty te ato pagat shtesë hyjnë edhe bonuset të cilat u jepen punëtorëve të cilët kanë qenë të rregullt dhe e kanë kryer punën në mënyrë efikase dhe në kohën e duhur. Shihe, prej kur kam ardhur unë, gati një vit e gjysmë – gati dy duke u bërë – investimet në terren, t’i mbledhësh, në total arrijnë diku te më shumë se 1 milion e 500 mijë euro. Veç tash për dy muajt e fundit jemi duke zhvilluar një aktivitet të madh investimesh”, tha Valon Zeqiri.

