Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III.
Ishte nder i veçantë të jem pjesë e këtij aktiviteti, i cili mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik dhe personalitete të shumta nga fusha të ndryshme. Ngjarje të tilla përbëjnë një mundësi të vlefshme për forcimin e bashkëpunimit, dialogut dhe miqësisë ndërmjet vendeve tona.
Falënderoj Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për ftesën, organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e ngrohtë.

