8 C
Tetovo
E enjte, 25 Qershor, 2026
BallinaLajmeAli Ahmeti kundër protestave në Shqipëri: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri

Ali Ahmeti kundër protestave në Shqipëri: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur qëndrim kundër protestatave të fundit në Shqipëri, duke vlerësuar se ato po i shkaktojnë dëme vendit, veçanërisht sektorit të turizmit dhe investimeve, raporton Zyrtare.net

Duke folur për zhvillimet në Shqipëri, Ahmeti theksoi se Shqipëria ka pasur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës dhe se ngjarjet aktuale po i përcjell me dhimbje.

“Shqipëria ka strehuar Kosovën dhe është pjesë e pandarë e lirisë së saj. Pa ndihmën e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, protestat po i japin Shqipërisë dy goditje të forta, duke dëmtuar industrinë kryesore të vendit – turizmin. Ai tha se fushata kundër turizmit shqiptar ka nisur nga jashtë vendit dhe se pasojat po ndihen edhe në klimën e investimeve.

“Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi, si dhe investimet e huaja e vendore. Asnjë investitor nuk e rrezikon kapitalin e vet aty ku ka pasiguri”, u shpreh Ahmeti.

Ai hodhi poshtë pretendimet se po mbron kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke theksuar se qëndrimi i tij ka të bëjë me mbrojtjen e interesave të Shqipërisë.

“Dikush mund të thotë se Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën. Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria”, tha ai.

Ahmeti shtoi se ata që po nxisin pasiguri në Shqipëri po i shërbejnë interesave të kundërshtarëve të kombit shqiptar, ndërsa theksoi se shumë pjesëmarrës në protesta mund të kenë rënë në “grackën e armiqve”, pa i analizuar pasojat që, sipas tij, i shkaktohen jo vetëm Shqipërisë, por edhe shqiptarëve në përgjithësi./ZYRTARE.NET/

https://youtu.be/bSxDwNyeyZQ

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments