Të dashur simpatizantë dhe anëtarë të partive opozitare ! * * *

Me rrespektin më të madhë,nga pozicioni i një opinionisti i lus të gjithë anëtarët dhe simpatizuesit e ,,Rilindjes me Besë,, , ,, Aleancës për shqiptraët,, , dhe të Pdsh-së, që të mos meren me paraqitje satanisuese dhe denigruese me lidershipet e partive politike të njëra tjetrës. Aq më tepër që të stanizohet një pjesëmarje në një takim apo mos pjesmarje. Duhet të keni para syshë se politika është dialogim dhe se dialogimi është shpirti i Demokracisë. Ajo duhet të vazhdojë saherë që do ta lypë nevoja .

Mbase është evidente se ka nevojë edhe për atakime dhe kritika konstruktive edhe nga një diskurs i anëtarit apo simpatizuesit të cilës do parti, por atë nuk duhet bërë ad hoc , gjërat duhet lënë të piqen në organet e partisë. Në organet e partisë poashtu duhet të funksionojë demokracia dhe të jepen mendime dhe kritika nga më të ndryshmet. Jam shum i sigurtë se kjo do të ishte mënyra më e shëndetshme për të mirën e partive tuaja dhe kuptohet për të mirën e gjithë qytetarëve të këtij vendi .

Takimi i fundit, nuk ka asgjë me ate që trumbetohet se është një takim historik, aq më pak kur do të duhet edhe takime tjera për të njëjtat tema. Nuk është e vërtet se për herë të parë këta lider qenkan ulur bashkë apo se Ali Ahmeti i paska ftuar dhe se ata kanë marë pjesë. Dialogimi është qytetërim, madje liderët shqiptarë në Maqedoni janë ulur edhe përpara bashkë, takime të tilla kanë bërë shum më parë se Ali Ahmeti. Po jua kujtojë se partitë shqiptare kanë bashkëvepruar nga vitet e 90-ta kuptohet edhe pse edhe janë kritikuar e sulmuar në mes vedi. Pra bashkëveprimi atëbotë në mes PPD dhe PDP, madje koalicionimi më vitin 1998 në mes PPD dhe PDSH të lidhur në mes Abdurahman Alitit dhe Arben Xhaferit etj etj. Mirëpo, vet takimet nuk e zgjedhin çështjen, ajo që është me rëndësi ka të bëjë me ate që pas marveshjeve tu përmbahen të njëjtave. Fundja në politikë është e natyrshme të ketë jo vetëm takime por edhe koalicione parazgjehore dhe paszgjedhore . Madje ka të ngjare në politkë që koalicionet parazgjedhore të prishen pas zgjedhjeve për arsye të ndryshme etj. etj. Me rëndësi është për disa çështje të bëhet koordinim i veprimeve politike që nuk nënkupton bashkimin e partive. Madje edhe bashkime edhe ribashkime do të ndodhin poqëse ato do ti diktoj koha. Koha nuk flet , në kohë ndodhin ngjarje të cilat janë të folurit e kohës prandaj shtigjet e reja të mendimit dhe të veprimit politik janë të natyrshme madje të domosdoshme. Jam i mendimit se duhet ndërpriten satanizimet dhe denigrimiet nga JU anëtarët dhe simpatizuesit e partive tuaja, ndërsa opinonbërësit pa dyshim se do të mbështesin dhe sulmojnë veprime të caktuara të subjekteve politike por kuptohet pa anime.

 

Duhet patur para syshë se nuk jemi në rrethana që partitë shqiptare opozitare të veprojnë skajshmërisht të ndara, atyre sa më shpejtë ju duhet të bëjnë institucionalizimin e bashkveprimit edhe për zgjedhjet lokale. Poqëse nuk bëhet kjo të gjitha do të dalin humbëse. Ishin zgjedhjet e parkohëshme që dëshmuan se mosrealizimi i koalicionit parazgjedhorë opozitarë bëri që rezulltati të jetë ky që ishte, ndërkaq koalicionimi parazgjedhorë në variantin më të dobët opozitës do ti sjellte 13-15 mandate. Dhe kjo është magjia në politikë.

Pra Ju lutem gjithkush sipas mundësive tuaja loboni dhe ndikoni në organet e partive tuaja për formimin e një BASHKËPUNIMI në formën e e një FEDERATE POLITIKE të cilën në vija të trasha dy herë e etablova në oponion para katër muajve. Pra ky koncept nënkupton unifikimin e veprimeve politike duke përfshirë edhe koalicionet parazgjedhore, me rrespekt të madhë në mbrojte të subjektivitetit të çdo partie politike. Fundja në politikë mund të ketë vetëm RIVAL ndërsa në asnjë mënyrë armiq nëmes vedi !

( Q. aliu )