Pas zgjedhjeve, ndotja e ajrit duket sikur i ka brengosur anëtarët e VMRO-DPNME-së dhe në programin e tyre kanë parashikur blerjen e 50 autobusëve me qëllim që të parandalohen efektet negative që mund të sjell ajri i ndotur.

“Në përpjekjen për të luftuar kundër ndotjes së ajrit, do të na duhen të ndërmarrim hapa dhe masa nga gjithë ne indivualisht” ka thënë sot Nikolla Poposki nga VMRO-DPMNE.

“Për gjithë ato më të rëndësishmet para se gjithash për komunikacionin, është parashikuar në programin blerja e 50 autobusëve elektrik. Njëkohësisht do të subvencionojmë për blerjen dhe instalimin e paisjeve me gaz. Kjo është një nga sfidat kryesore dhe një nga përgjegjësitë më të mëdha duke e pasur parasysh mbështetjen e madhe që VMRO-DPMNE ka fituar në zgjedhjet e fundit”, ka deklaruar Poposki.