Profesoresha universitare, Tanja Karakamisheva, ka komentuar akuzat e disa mediumeve që Nikolla Gruevskin e quajnë shovinist dhe nacionalist. Ajo tha se kauza e OBRM-PDUKM-së nuk është shoviniste, por patriote dhe demokrate.

“OBRM-PDUKM-ja është parti e popullit maqedonas, ajo është një lëvizje, filozofi e cila ekziston me shekuj. Kush do qoftë lideri i OBRM-PDUKM-së, ajo është parti që lufton për të drejtat e maqedonasve dhe gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoni. OBRM-PDUKM-ja nuk është shoviniste, qoftë me Ljupço Georgievskin qoftë me Nikolla Gruevski”, tha mes tjerash Karakamisheva./Telegrafi/