Gjumi i rehatshëm është tejet i rëndësishëm për mirëqenien dhe shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Stresi është një problem i madh dhe një nga shkaktarët kryesorë që e ndalon njeriun të flejë gjumë.
Të gjithë kemi vuajtur një natë të gjatë pagjumësie, ndërsa përpara kemi pasur një provim të rëndësishëm apo një prezantim të punës sonë, nga ku do të varej e ardhmja.
Ekspertja e gjumit dhe këshilluesja Els Van Der Helm, shpjegon se të qëndruarit pa pushuar, realisht është një mbetje evolucionare nga mënyra se si truri i njeriut mund të ketë reaguar shumë, shumë vite më parë. Mirëpo, për të pasur gjumë sa më të rehatshëm, po ju paraqesin disa këshilla të cilat ju rekomandojmë ti ndiqni.
Shmangni kafen dhe çajin
Për shkak të përmbajtës së lartë të kafeinës, edhe çaji, sikurse kafja, mund t’ju mbajnë zgjuar tërë natën prandaj rekomandohet që të mos i konsumoni, të paktën 2 orë para gjumit.
Kujdes me ushqimin
Për të bërë gjumë sa më të rehatshëm, është mirë të që përgatisni pasta me bazë perimesh e jo të përdorni ushqime me shumë yndyrë.
Mos bëni dush të nxehtë
Kjo do të mund t’ju duket si një ide e mirë për tu relaksuar mirëpo secila gjë e cila ngrit temperaturën e trupit, ju privon nga gjumi i rehatshëm.
Largoni pajisjet elektronike
Përdorimi i telefonave të mençur apo tabletave para gjumit vetëm sa do ta aktivizojë më shumë trurin tuaj dhe do të ju lë pa gjumë. Prandaj, ju rekomandojmë që të hiqni dorë nga pajisjet elektronike nëse doni të flini rehat