ovo Tërpenovski, që ka mbajtur disa funksione të larta shtetërore në një intervistë për numrin e nesërm të javores “Fokus” flet për praktikën e formimit të partive politike nga ana e policisë sekrete si dhe procesin e lustrimit të ish-spiunëve.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, i fundit në qeverinë komuniste, dhe më vonë Prokuror i Përgjithshëm dhe kryetar i Komisionit shtetëror për luftë ndaj korrupcioonit, deklaron se shumë persona të cilët ai i njeh si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete nuk janë lustruar, duke përfshirë këtu edhe pasardhësin e tij, babain e Sasho Mijallkovit.

Tërpenovski e pranon edhe faktin se policia sekrete ka gisht në formimin e disa partive politike, transmeton Zhurnal.