Parlamenti i Turqisë aprovoi të shtunën draftin e kushtetutës së re që i hap rrugë vendosjes së sistemit presidencial. Reformat sjellin rritje të konsiderueshme të fuqive të presidentit Erdogan, i cili u mbëhstet me maxhorancën e nevojshme prej tre të pestat.
 
Reforma më tej do të votohet me referendum dhe do të kthehet n ligj nëse votohet nga më shumë se 50 për qind e popullit. Presidenti thotë se sistemi i ri do t’i ngjajë atyre në Francë e SHBA.
 
Erdogan mori postin ceremonial të presidentit në 2014 pas rreth 10 vjetësh si kryeministër i Turqisë. Reforma do ta lejonte atë të mbante postin partiak në krye të AKP.