Para disa ditësh  përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë, është marë një huamarrje e re me vlerë prej 6.5 milionë euro me normë interesi prej 2,1 %, ndërsa ditën tjeter shuma e njëjtë është kthyer për një borxh të vjetër. Ky është ankandi i dytë me rradhë këtë vit. 
 
Sipas profesorit universitar Nehat Ramadani huamarjet e fundit nuk ndikojnë drejpërdrejtë në rritjen e borxhit publik per arsye se keto mjete dedikohen për shlyerjen e borxheve paraprake, por problemi kryesore paraqitet te mungesa e transparences sepse ne disa raste huamarrjet i tejkalojnë shifrat dhe nuk dihet se ku përfundojn ato mjete.
 
“Problematika kryesore me ankandet e fundit është tek mungesa e transparencës se si dhe në qfarë mënyre do të harxhohen këto para. Fatmirishisht këto borxhet e fundit janë afatshkurte nuk kanë ndonje impakt mbi gjeneratat e ardhshme janë bono thesari me afat maturimi prej 12 muaj po çështja është mer borxh që të shlyesh borxh këtyu është një problematike e caktuar”, tha Nehat Ramadani, profesor universitar.
 
Ai gjithashtu thotë se kriza politike ndikon në uljen e aktiviteteve ekonomike dhe  rritjen e boxhit publik, ku qeveria detyrohet që të kërkojë mënyra alternative për mbushjen e buxhetit të shtetit ku për këto borxhe paguan interes vjetor rreth 150 miljon euro.
 
“Ne mbrenda një viti kalenderik per borxhet që I kemi momentalisht paguajmë 150 miliojn euro, kjo është një shumë e madhe sa të gjitha investimet e huaja direkte që i kemi këtu në Maqedoni, në vend që kjo shumë të investohet për projekte tjera me benefit për qytetarët ne paguajmë interes vejtor për borxhet publike”, shtoi Ramadani.
 
Ministria e Financave vetem në kuartalin e parë të këtij viti planifikon  9 ankande të letrave shtetërore me vlerë ku do të mer borxh rreth 250 miljon euro dhe të njejtat do ti shlyej për vitin paraprak. Prej vitit 2008 deri më tani kemi dyfishimin të  borxhit publik.Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave, në tremujorin e fundit të vitit 2016, borxhi publik ka arritur në rreth 4.7 miliardë euro, apo 50.6 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, shifër kjo rekorde sa i përket huamarrjes.