Presidenti i Amerikës, Donald Trump dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Ata kanë diskutuar për sfidat e sigurisë që kërkojnë përgjigje urgjente, e me theks të veçantë folën për rastin e Koresë së Veriut.
Shtëpia e Bardhë me një deklaratë për shtyp ka thënë se temat kryesore që u diskutuan gjithashtu ishin Siria, Jemeni dhe zgjidhja paqësore e konfliktit në Ukrainë, raporton Reuters.
Ndryshe Trump ka theksuar se OKB-ja duhet të nxis reforma për zgjidhjen e situatës në Siri dhe Korenë e Veriut.
Kurse sulmin me armë kimike, presidenti amerikan e ka cilësuar si tepër zhgënjyes.