Debati i mbrëmshëm në Alsat-M, nxiti reagime në rrjetet sociale. Përfaqësuesi i Besës dha arsyetim që deputetët “besatarë”, nuk votuan Talat Xhaferin si kryeparlamentar sepse ka qenë minstër në kabinetin e Gruevskit.

Por Valon Bela ka pyetur se ministër i kujt ja qenë Arben Llabënishti, tash një nga figurat reprezentative të Lëvizjes Besa.

“Arben Llabënishti mos ishte ministër i Edi Ramës ?”, ka pyetur Bela.

Mozaiku i debatit është rrumbullakuar me komentin e Artin Spahiut. Ky i fundit ka pyetur se mos vallë Bilall Kasami ka qenë sekretar shtetëror i Hashim Thaçit ?