Është zbuluar identiteti i deputetit të VMRO-DPMNE-së i cili i hapi dyert huliganëve të “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët mësynë në Kuvend dhe lënduan rëndë disa deputetë dhe gazetarë.

Mediet kanë publikuar një video tjetër në të cilën shihet se si mjeku dhe deputeti i VMRO-së Sasho Vasilevski, u ka hapur dyer e Kuvendit huliganëve.

Kutjojmë se gjykata vendosi lirimin me kusht të huliganëve, edhe pse ata ushtruan dhunë ndaj figurës së deputetit mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend.