“Prokuroria speciale duhet të filloj të merret edhe me persona të cilët i kanë nxjerr në treg dhe i ofrojnë për shitje një pjesë të materialeve nga përgjimet. Fatkeqesisht i posedojnë njerëz të inkriminuar”, deklaroi Blerim Bexheti në emisionin Click Plus.
Bexheti hodhi dyshime që materialet mund të kenë rrjedhur nga e ashtuquajtura “Fabrika” e Zahir Beqirit – Çaushi. “Nuk i kam dëgjuar personalisht, por flitet që janë në qarkullim dhe ekziston mundësia këto materiale të montohen.” – shtoi Bexheti.
Kohëve të fundit Deklarata të ngjashme si kjo e z. Bexheti thuajse dëgjohen në cdo dalje publike të funksionarëve më të lartë të BDI-së. Nga burime të besueshme brenda BDI-së mësohet se këto prononcime janë të qëllimshme ,dhe me tendencë të neutralizimit të pasojave që mund të shkaktonte publikimi eventual i një bisedë të përgjuar nga të ashtuquajturat “BOMBA” të Zaevit që ka të bëjë me fyerjet që një funksionar i lartë i Integristëve i bën Profetit Muhamed. /fol.mk