Një ndërtesë në lindje të Londrës është përfshirë nga një zjarr i madh.
Dhjetë kamionë zjarri dhe 72 zjarrfikës janë në terren duke u munduar të shuajnë flakët.
Flakët po përhapen në mënyrë të shpejtë ndërsa njoftohet se zjarri ka arritur deri në katin e tretë.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Kujtojmë këtu se ditë më parë një zjarr i madh shkrumboi kullën “Grenfell” në Londër duke marrë kështu jetët e dhjetëra personave.
)