Autoritetet amerikane hoqën ndalesën për futje të pajisjeve më të mëdha elektronike në aeroplanët, të cilët udhëtojnë nga aeroporti i Stambollit “Ataturk” drejt SHBA-ve, shkruan gazeta turke “Sabah”.

Megjithatë, pajisje të tilla do të kalojnë në tomograf dhe përmes detektorëve për mjete shpërthyese.

Më 21 mars autoritetet amerikane ndaluan futjen e kompjuterëve bartës dhe tabletëve në fluturimet drejt SHBA-ve nga disa shtete arabe dhe Turqia, për shkaqe sigurie.

Me sanksione ishin përfshira disa shtete, në mesin e të cilave ka edhe aleatë ose partnerë të SHBA-ve, si Turqia, Jordania, Egjipti, Arabia Saudite, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Maroku.