Në Komisionin për Financim dhe Buxhet edhe sot vazhdon debati rreth rishikimit të buxhetit. Kjo është dita e gjashtë e debatit rreth rishikimit të buxhetit të propozuar nga Qeveria. Deri më tani, deputetët e VMRO-së dhe ata të LSDM-së janë përplasur rreth buxhetit. Rishikimi i buxhetit parasheh shkurtime të shumta në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për Universitetin Nënë Tereza, të cilit i hiqen më shumë se gjysmë milioni euro. Deputetët e BDI-së me anë të një amendamenti u përpoqën që të bëjnë ndryshime në buxhetin e Universitetit Nënë Tereza, por sipas asaj që ata kërkonin, kishte vetëm transferim të mjeteve të mbetura nga një sektor në tjetrin. /SHENJA/