Bashkimi Social Demokratik ka marrë vendim për t’u larguar nga koalicioni “Për Maqedoni më të Mirë” që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit.

Vendimi është iniciuar nga organizatat komunale të partisë, kurse është  konfirmuar edhe  nga presidenca e saj.

“Ne duam që t’ju falënderohemi për bashkëpunimin të gjitha partive politike që ishin pjesë e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë “. Bashkimi Social Demokratik mbetet aktiv në skenën politike dhe do të vazhdojë të luftojë për dialog konstruktiv politik në shoqëri, për të rikthyer besimin e qytetarëve për të zbatuar reformat që do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe që do të promovojnë aspiratat euroatlantike, për reforma që do të forcojnë demokracinë, do të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme ndëretnike, do të nxisin dialogun politik midis aktorëve politikë, si dhe zgjidhjen e çështjeve kyçe që pengojnë rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe marrjes së një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e lëshuar nga kjo parti./Zhurnal/