Blerim Sejdiu, i cili pretendon të jetë kandidati Lëvizjes Besa për kryetarë komune në Zhelinë, mbrëmë nëpërmjet llogarisë së tij në fejsbuk, ju bëri thirrje besatarëve të tij që sot në mesditë të dalin të shuajnë zjarrin në malet Strimnicës dhe Leshnicës.
“Nëse autoritet kompetente nuk intervenojnë deri nesër në ora 12 të shuajnë zjarrin mbi fshatin Leshnicë dhe Strimnicë, Lëvizja Besa do të del në terren të shuaj zjarrin” kishte shkruar mbrëmë Blerim Sejdiu.
Është evidente se Blerimi nuk e ka edhe aq hallin e zjarreve dhe të fatkeqësive që mund tu ndodh banorëve të Leshnicës dhe Strimnicës, por por më tepër ka hallin poenave politike që mundohet të pëfitoj mbi fatkeqësin që ka goditur këto dy vendbanime .
E si ti besoj ky popull këtij ”sharllatani” kur edhe ashtu nuk ka asgjë në dorë e as që pritet të ketë ndonjëherë, e që krekoset se nëse nuk e shuajnë zjarrin ata që edhe kanë mjetet e nevojshme teknike për shuarjen e zjarreve, do ta shuaj Blerimi me basatarët e tij duarbosh!
Nëse zjarri mbrëmë nuk do t’i ishte shuar nga njerëzit human, nga ata që edhe kanë përgjegjësi për këtë popull , sot duke pritur Blerimin e BESËS do të ishte djegur bashkë me e Besën e tij.
Por sot shiu që filloj të bjerrë furishëm ia prishi ”ëndrrën” Blerimit dhe në vend që ai me shokët e tij të del në ora 12 të hidhej në aksion, shiu ua shuajti zjarrin bashkë me ”ëndrën” Blerimit të BESËS për tu reklamuar para kamerave ashtu si bënë me bërllogun dhe pastrimin e borës kohë më parë.
© fol.mk